Basha mesazh Ramës: Ti do të na mbyllësh gojën, por ja çfarë ka për të ndodhur…

Shares

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se opozita do të intensifikojë aktivitetin parlamentar.
“Jam këtu për sa i përket qëndrimit të PD-së në seancë plenare dhe aktivitet parlamentar. Kjo në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe dy javëve të kaluar ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës. Kjo nuk ka për t’u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë. Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve”, deklaroi kreu i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...