Zbulohet nje sistem diellor me shtatë planete të njëjtë si toka, tre nga të cilat mund të mbështesin jetës aliene dhe ndodhen vetëm 39 vjet drite larg. Njihet si sistemi Trappist-1
Gjashtë planetet e brendshme të sistemit shtrihen në një zonë të butë, ku temperaturat e sipërfaqes variojnë nga 0-100 ° C, temperatura të mjaftueshme për të prodhuar jetë si në planetin tonë.
Nga këto, së paku tri mendohet të jenë të aftë për të pasur oqeane, duke rritur gjasat e jetës.
Asnjë sistem tjetër yjor i njohur nuk përmban një numër kaq të madh të planeteve njësoj si Toka dhe ndoshta shkëmbore
Në pak vite, ndoshta një dekadë, NASA mund të zbulojë nëse ekziston jetë atje por është e mundshme për të arritur atje vetëm në disa qindra e mijëra vjet.
“Ne tani kemi shtatë planete që mund ti studiojmë në detaje për jetën, dhe kjo është diçka që ne tashmë jemi duke e bërë,” tha Michael Gillon, një astronom në Universitetin e Liège të Belgjikës.
“Njerëzit do të dëgjojnë më shumë në lidhje me këtë sistem në muajt dhe vitet që vijnë.”, shtoi Gillon. (
material i pergaditur nga Droni.al. Marre nga Daily Mail)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













