Rama dhe Balluku në tynelin e Llogarasë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për autorizimin e masave të reja, duke e cilësuar atë si të nxituar ndërsa bëri të ditur qëndrimin e tij në lidhje me kërkesën..
Në deklaratën e tij, Rama theksoi se çështja ndodhet tashmë përballë Gjykatës Kushtetuese, e cila më 22 janar pritet të shqyrtojë në themel masën e pezullimit të një anëtari të qeverisë, të kërkuar nga prokuroria. Sipas tij, në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të presë përfundimin e një gjykimi përpara se të ndërmarrë hapa të tjerë ekstremë.
“Drejtësia nuk është shesh për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as territor për ndërhyrjen e një pushteti në hapësirën kushtetuese të një tjetri,” u shpreh Rama, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po ushtrohet pushteti gjyqësor.
Kreu i qeverisë shtoi se do të vijojë të analizojë situatën dhe të thellojë kuptimin e tij mbi, siç i quajti ai, “simptomat e brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor”, duke paralajmëruar se përgjigjen e tij përfundimtare do ta japë në kohën e duhur.
Ndërkohë, Rama ishte i prerë se shumica qeverisëse dhe parlamentare nuk do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për masa të reja ekstreme, pa u mbyllur më parë procesi në Gjykatën Kushtetuese. Ai u referua edhe raporteve të ekspertëve dhe institucioneve të Këshillit të Europës, duke theksuar se këto çështje kërkojnë qetësi dhe gjykim të thelluar, e jo vendime të nxituara.
“Nuk ka asnjë gjasë që të autorizohen masa të reja ekstreme, pa u gjykuar më parë masa antidemokratike dhe antikushtetuese e pezullimit. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon,” përfundoi Rama. a.b
DEKLARATA E PLOTË/
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për autorizimin e masave të reja, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe të papërshtatshme në këtë fazë të procesit.
Në deklaratën e tij, Rama theksoi se çështja ndodhet tashmë përballë Gjykatës Kushtetuese, e cila më 22 janar pritet të shqyrtojë në themel masën e pezullimit të një anëtari të qeverisë, të kërkuar nga prokuroria. Sipas tij, në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të presë përfundimin e një gjykimi përpara se të ndërmarrë hapa të tjerë ekstremë.
“Drejtësia nuk është shesh për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as territor për ndërhyrjen e një pushteti në hapësirën kushtetuese të një tjetri,” u shpreh Rama, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po ushtrohet pushteti gjyqësor.
Kreu i qeverisë shtoi se do të vijojë të analizojë situatën dhe të thellojë kuptimin e tij mbi, siç i quajti ai, “simptomat e brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor”, duke paralajmëruar se përgjigjen e tij përfundimtare do ta japë në kohën e duhur.
Ndërkohë, Rama ishte i prerë se shumica qeverisëse dhe parlamentare nuk do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për masa të reja ekstreme, pa u mbyllur më parë procesi në Gjykatën Kushtetuese. Ai u referua edhe raporteve të ekspertëve dhe institucioneve të Këshillit të Europës, duke theksuar se këto çështje kërkojnë qetësi dhe gjykim të thelluar, e jo vendime të nxituara.
“Nuk ka asnjë gjasë që të autorizohen masa të reja ekstreme, pa u gjykuar më parë masa antidemokratike dhe antikushtetuese e pezullimit. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon,” përfundoi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












