Gazetaria sportive shqiptare humbibzërin ikonë të saj, një prej figurave të saj më emblematike. Mbrëmjen e së premtes, më 20 dhjetor, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit, gazetari dhe komentatori, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare.
Ikja e Ismet Bellovës përbën një humbje të madhe jo vetëm për gazetarinë sportive, por për gjithë kulturën kombëtare. Ai ishte më shumë se një profesionist i spikatur: një pasuri e rrallë radiofonike dhe një shkollë e vërtetë gazetarie, nga e cila u formuan dhe u frymëzuan breza të tërë gazetarësh dhe sportdashësish.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim dhe sport, Ismet Bellova është nderuar me tituj dhe dekorata të shumta, mes tyre “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, Urdhri i Artë “Naim Frashëri”, Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, si dhe disa çmime e tituj nderi, deri te “Mirënjohja e Tiranës”.
Ismet Bellova do të mbetet përjetësisht zëri që edukoi, frymëzoi dhe bashkoi breza të tërë shqiptarësh përmes sportit. r.s
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












