Ergys Agasi
Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë të mallrave që i nënshtrohen akcizës dhe magazinim të mallrave që i nënshtrohen akcizës.
Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve nga SPAK për çështjen “AKSHI”.
Sipas hetimeve, kur hetuesit e BKH shkuan në banesën e Agasit, zbuluan një kantinë me verë dhe, sipas procedurës, njoftuan Drejtorinë e Doganave, pasi dyshohej se vera ishte kontrabandë. Doganat kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh ndaj buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës.
Për shkak se ishte natë dhe transporti nuk mund të kryhej, malli u la në ruajtje në vilë.
Por policia hoqi rojet dule e lënë mallin në dorë të të zotit. Gjatë natës, Eno Agasi dyshohet se ka larguar verën dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonët e Doganës kanë shkuar për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, kanë konstatuar se ai nuk ndodhej më në kantinë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












