Kreu i PD Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën e 22 dhjetorit. Ne e kemi përmbysur 35 vite më parë një diktaturë, ne do ta përmbysim këtë diktaturë, të gatshëm për të paguar çdo çmim me revoltën tonë, tha ai.
“Edhe njëherë u falënderoj për vëmendjen.
U ftoj të bashkohemi të hënën për t’i dëshmuar shqiptarëve dhe botës që nuk pajtohemi kurrë me një regjim alla-Bokaso, alla-Mobutu.
Me një regjim të kësaj organizate kriminale që ka vjedhur në përmasa që tejkalon çdo lloj kufiri.
Që ka varfëruar dhe mjeruar shqiptarët.
Një regjim që qëndron mbi farsën elektorale dhe zgjedhjet e vjedhura.
Kapitulli më i zi është tek AKSHI, tek sipërmarrja e familjes Rama, por ai është hetim në zhvillim.
Ndaj dhe të nisim betejën tonë.
Ne e kemi përmbysur 35 vite më parë një diktaturë, ne do ta përmbysim këtë diktaturë, të gatshëm për të paguar çdo çmim me revoltën tonë”, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha gjatë një bisede në rrjete sociale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











