Ilir Vrenozi është banori më i ri që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.
Gjatë rrugës i është dëmtuar mikrofoni dhe për disa minuta u desh të fliste me shenja me drejtuesin e show-t, Ledion Liçaj.
Vrenozi i njohur gjerësisht në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, Vrenozi ka ndërtuar profilin e tij si një nga zërat më të spikatur opozitarë online. Jeta e tij personale ka kaluar sfida të forta, pas humbjes së të dy prindërve në një periudhë të afërt, si dhe përballjes me probleme të rënda shëndetësore në familje. Gjatë qëndrimit të tij në BBV, kujdesi për motrën e tij do të merret nga bashkëshortja.
Në aspektin politik, ai shpreh hapur admirimin për Sali Berishën, të cilin e konsideron një figurë reference për autoritetin dhe qartësinë morale. Në rrjet është cilësuar shpesh si “opozitari më i madh”, madje ka treguar se ka qenë i ftuar edhe nga kryeministri Edi Rama për një kafe, ftesë që, sipas tij, nuk u realizua kurrë.
Një fans i deklaruar i formatit Big Brother, Vrenozi shprehet se ka intuitë të fortë loje dhe se, sipas tij, ka parashikuar fituesit e edicioneve të mëparshme shumë kohë përpara të tjerëve. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












