VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Shares
Screenshot

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, denoncon aktin e pashembullt për bllokimin e drejtësisë dhe shkeljen e rëndë të Kushtetutës, pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Mandateve pa u vendosur për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas Berishës, kryetari i grupit socialist Niko Peleshi, me urdhër të Ramës, refuzoi t’u vërë në dispozicion deputetëve provat e Prokurorisë që faktojnë vjedhje me vlerë qindra miliona euro.

Berisha deklaroi se ky veprim synon të pengojë arrestimin dhe ndëshkimin ligjor të Ballukut dhe përbën një akt flagrant antikushtetues. Partia Demokratike dënon ashpër fshehjen e provave dhe thekson se, pavarësisht përpjekjeve për bllokim, Edi Rama dhe Belinda Balluku nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit ligjor për mega-vjedhjet e akuzuara.

Reagimi i plotë:

Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku. Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkikimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tuaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...