“Rama urdhëroi Thesarin para dy ditësh që t’i paguhen baxhanakut të tij 25 mln euro”, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.
“Edi Rama ka urdhëruar dy ditë më parë t’iu paguhen kunatit 25 milionë euro nga tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, që është fund e krye një falsitet.
Pra, imagjinoni, familja Rama merr për tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, se plasi inteligjenca artificiale në Shqipëri, 75 milionë euro.
Dhe duke e ditur se AKSHI mund të bllokohet, sekuestrohet, Rama urdhëron Thesarin, urdhëroi financat t’i disbursojnë me urgjencë lotin e fundit të parave të papaguara, 25 milionë euro nga 75.
Përveç këtyre, të dhënat, të cilat ligji i ndalon strikt angazhimin e kompanive të huaja në administrimin e tyre, iu janë ofruar edhe kompanive të huaja.
Pra, me një akt që shkel çdo ligj dhe çdo parim, çdo e dhënë personale e çdo shqiptari që ka letërnjoftim apo pasaportë, që ka konto bankare, që ka sigurime shoqërore apo ndihmë ekonomike, të gjitha llojet e të dhënave janë eksportuar në duart e grupeve kriminale në mënyrë që ato të mund të programojnë për interesat e tyre.
Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen”, deklaroi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












