Një mospërputhje serioze është konstatuar në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, denoncon se në dokumentet zyrtare të buxhetit rezulton një diferencë prej 4 miliardë lekësh, rreth 40 milionë euro.
Sipas Panos, në tabelën e të ardhurave fondet e trashëguara për 2026 paraqiten 11 miliardë lekë, ndërsa në relacionin shoqërues thuhet se ato janë mbi 15 miliardë lekë. “Kjo nuk është gabim, është skandal. Pyetja është e thjeshtë: ku shkuan 4 miliardë lekë?”, thekson ai.
Pano nënvizon se, nëse bëhet fjalë për paaftësi, kemi një bashki që nuk di të lexojë buxhetin e vet; nëse jo, atëherë kemi një problem shumë më serioz me transparencën financiare.
“Ky nuk është debat politik, por minimumi i seriozitetit financiar. Tirana nuk qeveriset me gabime 4-miliardëshe”, përfundon anëtari i Këshillit Bashkiak. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












