Po zhvillohet sot seanca gkyqësore në Apelin e Posaçëm ndaj Belinda Ballukut dhe grupit të ARRSH.
Gentian Gjyli, Erald Elezi dhe avokatet
Në seancën gjyqësore, zv.kryeministrja Belinda Balluku përfaqësohet nga dy avokatët e saj, njëri prej të cilëve është Pamela Qirko, motra e Ballukut dhe Ardian Kalia.
Ndërkohë, dy bashkëpunëtorët e saj, drejtori i KESH-it, Erald Elezi, dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, janë paraqitur në gjykatë të shoqëruar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.
Në dosjen e zv kryeministres Belinda Balluku shtohet edhe nje tjeter prokuror. Me firme te kreut të SPAK, Altin Dumani eshte shtuar prokurore Dorina Bejko e cila do te hetoje bashkë me prokurorin Dritan Prençi.
Ankimi i paraqitur nga Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça.
Ndaj zv.kryeministres rëndojnë akuza për shkelje të barazisë në tenderë, konkretisht për procedurën e prokurimit të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, një projekt me vlerë 210 milionë euro, si dhe për shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, për të cilat janë prokuruar rreth 450 milionë euro.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e saj. Në njoftimin zyrtar, SPAK bën me dije se Balluku është marrë e pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”.
Po ashtu, ajo ka marrë cilësinë e personit nën hetim edhe për dyshimin e kryerjes së së njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi, konkretisht për projektet:
- “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja–Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
- “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri, Loti 2”;
- “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri–Shkozë, urat mbi lumin Tirana”;
- “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 4”;
- “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 5”;
- “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 6”;
- “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












