
Ilir Meta para arrestimit në SPAK
Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 Janarit. Meta është marrë në pyetje nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të caktuar nga prokurori i çështjes Alfred Shehu.
Avokati Kujtim Cakrani deklaroi në media ditë më parë se Meta ka kërkuar të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për të vënë këto prova në dispozicion të drejtësisë.
Cakrani theksoi se Meta ka një rol kyç në zbardhjen e asaj që ai e cilësoi si “kryengritja e 21 Janarit”, duke shtuar se vetë ish-presidenti i ka kërkuar të paraqesë një kërkesë zyrtare pranë prokurorit Alfred Shehu për t’u pyetur në lidhje me këtë dosje. I pyetur mbi ndikimin që do të kenë provat e reja nëse merren në administrim nga SPAK, Cakrani u shpreh prerë: “Gjenden autorët”.
Ndërkohë, pak ditë më parë në SPAK u paraqit edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku gjatë një proteste të opozitës përballë Kryeministrisë mbetën të vrarë katër persona. Për këtë çështje janë pyetur gjithashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











