Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, tregoi sot gjatë një interviste në edicionin “Ora 19” në SYRI TV, diferencën e madhe në kostot e prokurimeve të Bashkisë së Tiranës mes viteve 2024 dhe 2025.
Sipas Telitit, gjatë mbledhjes maratonë ku u miratua buxheti i vitit 2026, vetë përfaqësuesit e mazhorancës pranuan se për të njëjtat prokurime, në vitin 2025 Bashkia ka shpenzuar 37% më pak krahasuar me vitin 2024, kur në krye ishte Erion Veliaj.
“Për të njëjtat zëra dhe të njëjtat procedura, në vitin 2024 janë paguar 37% më shumë. Kjo është taksa e korrupsionit e qeverisjes Veliaj”, u shpreh Teliti.
Ai theksoi se, duke pasur parasysh një buxhet mbi 400 milionë euro, kjo diferencë përkthehet në mbi 150 milionë euro në vit. “37% e buxhetit janë më shumë se 150 milionë euro. Kjo shifër nuk u tha nga opozita, por u pranua nga vetë drejtuesit e mazhorancës në Këshillin Bashkiak”, deklaroi Teliti.
Sipas tij, ky është një pranim i hapur i abuzimeve me fondet publike përmes prokurimeve, duke shtuar se aferat klienteliste dhe korruptive në Bashkinë e Tiranës mbeten një problem i thellë dhe i vazhdueshëm. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












