Skandali i Peleshit, nuk u jep dosjen Balluku deputetëve të opozitës në Komisionin e Mandateve

Shares

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi nuk u jep deputetëve të opozitës provat e prokurorisë për Lubi Ballukun, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha ndëraa kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se dosja e Kuvendit ka dokumenta shtesë nga ato që tashmë janë publikuar.

“Tani, çfarë ka ndodhur tjetër?
Gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë.
Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat, se ku e bazojnë kërkesën e tyre për arrestimin e Lubi Ballukut.
Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit të verifikimit të mandateve.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme, të cilat e tregojnë Lubinë thjesht një shërbëtore të Edi Ramës.
Dhe ai nuk u jep dhe kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve të Këshillit të Mandateve.
Ky është një akt antikushtetuese, antiligjor, një përpjekje e verbër për të mbrojtur me çdo çmim dyshen Rama-Balluku, dyshen më hajdute që ka pasur Shqipëria në historinë e saj.
Kërkojnë që ta çojnë pas Vitit të Ri, ta spostojnë, madje edhe të mos mbledhin parlamentin gjersa të duan vetë.
Deputetët e PD do të kërkojnë mbledhjen urgjente të parlamentit në përputhje me Kushtetutën.
Dhe kjo është taksative, ndaj i them Ramës, mos u fshih pas fustanit të Lubi Ballukut”, denoncoi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...