Geron Meçe u la i lirë në një fshat të thellë të Elbasanit, familja e tij iku nga Shqipëria

Shares

Ergys Agasi

Skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përfshin edhe një pengmarrje biznesmenësh nga biznesmenë, dyshohet me ndihmën e policisë.

Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se Meçe është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Skandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH. Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan.

Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit”, shprehet Lala. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...