Shkarkonin ujëra të toksikuar me solucione për pastrim mjetesh, në rrugë, dhe si pasojë ndotej mjedisi dhe shqetësoheshin qytetarët, procedohen penalisht 15 administratorë lavazhesh në territorin e Komisariatit Nr. 2.
Bllokohen deri në marrjen e lejes mjedisore, 15 aktivitetet.
Sekuestrohen mjetet që përdoreshin në këto subjekte.
Gjithashtu, merren me qëllim ekzaminimin kimik, mostra të solucioneve të përdorura për pastrimin e automjeteve.
“Për këtë paligjshmëri, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 15 administratorët e këtyre subjekteve, konkretisht shtetasit: G. C., S. P., P. K., A. T., N. S., A. M., A. D., S. F., Sh. R., A. D., M. H., B. Sh. K. Xh., O. H dhe A. Xh., për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, njoftoi policia e Tiranës. a.b
Gjithashtu, shërbimet e Policisë iu kanë dërguar shkresa institucioneve kompetente, për marrjen e masave administrative të nevojshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












