SPAK firmosi sot 8 masa sigurimi për dyshime për abuzime me tenderët e AKSHI-t, një çështje që po hetohet nga prokurori i posaçëm Bledar Maksuti. Masat u dhanë:
Arrest në burg për Ergys Agasin
Arrest në burg për Ermal Beqirin
Arrest në shtëpi për Mirlinda Karçanaj
Arrest në shtëpi për Hava Delibashin
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Erion Ismailin
Ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papën
Ndalim për të dalë jashtë vendit për Gëzim Hoxhën
Ndalim për të dalë jashtë vendit për Rogers Rrytën.
Veprat e dyshuara nga SPAK:
Pěr veprat penale te “Shkelja e barazisé sẽ pjesémarrésve nē tendera apo ankande publike”, “Konkurrenca e paligishme nepermjet dhunes”.
“Hegja e paligishme e
lirisé”, e kryer në forměn e veçantă te bashköpunimit, atē tē grupit té strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”,
“Kryerja e veprave penale nga
organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve tê vepres penale” të parashikuara nga nenet, 258/2, 110, 170/b c 28/4 dhc 333/a dhe 334 te Kodit Penal.
Agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle sot në bizneset e Klajdi Merkajt, i cili është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja për shkak të dyshimeve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.
“Pengmarrje, dhunë dhe shantazh, tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në AKSHI-n, ku drejtuesja e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj është dërguar nën masën e arrestit në shtëpi zv.drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërkohë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg për biznesmenin Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërkohë masa ndaluese edhe për biznesmenët Andis Papa dhe Gëzim Hoxha.
Është vendosur pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.
Nga hetimet e SPAK, rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. Rezulton se ai më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH, të dhënat janë siguruar jo vetëm përmes celularëve por edhe të dhënave të marra në mënyrë indirekte e direkte nga SPAK.
Ka rezultuar se drejtoresha e AKSHI-t dhe zv.drejtoresha kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme.
Ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt rëndojnë akuzat e konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, grupit të strukturuar kriminal, heqje paligjshme e lirisë, kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash por edhe akuza të tjera.
Dy janë tenderat më problematikë që kahetuar SPAK.
Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku dyshohet se bëjnë pjesë biznesmenët Agasi dhe Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht,
Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e një çështje sepse kishin fituar tenderin për mirëmbajtjen. Megjithatë janë edhe 10 procedura të tjera tenderuese., ku sipas SPAK, mund të rritet në kuadër të hetimeve që Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit dhe janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte njohje me shtetasin Ermail Beqiri”, citon Panorama gazetaren Klodiana Lala. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












