Belinda Balluku më daljen e fundit
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shfaqur për herë të parë që nga vendimi i GJKKO për pezullimin e saj nga detyra. Fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu atë në detyrë, duke pezulluar masën e sigurisë “pezullim i ushtrimit të detyrës”, dhënë nga Gjykata e Posaçme, Balluku mori pjesë sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Kjo është praktikisht mbledhja e fundit e grupit socialist përpara seancës së fundit plenare të Parlamentit, të planifikuar më 18 dhjetor.
Takimi vjen fill pas vendimit të Partisë Demokratike për t’u tërhequr nga komisionet e reformës zgjedhore dhe territoriale, duke paralajmëruar protesta dhe kërkesën për qeveri teknike.
Në fokus pritet të jenë edhe ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Penal, veçanërisht sa i takon veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Kryeministri Rama ka theksuar nevojën për reflektim institucional, duke iu referuar një direktive të re të Bashkimit Europian dhe debateve mbi kufijtë e kompetencave mes drejtësisë dhe pushteteve të tjera, duke siguruar se çdo ndryshim synon forcimin dhe pjekurinë e reformës në drejtësi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












