Procesi që ndot në uzinë
Procedohen penalisht 2 biznese në Elbasan të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Vihen në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës.
Shpallen në kërkim 8 shtetas, aksionerë.
“Personat e arrestuar janë Juncheol Chung, Prakash Kadel, Rahul Pal, Styend Pal, Munna Singh, Rajesh Yadav, Aaditiya Raj, Rahul Pal, Dheeraj Kumar, Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi, Eglis Flaga.
Të shpallur në kërkim janë Agron Shapllo, Serafin Orgocka – aksionerë të kompanisë “GSA Ferrokrom” Shpk, Ilir Londo, Ajet Kala, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Bujar Zogu, Gjergji Bezati– aksionerë të kompanisë “CCALB” Shpk.
Dy prej tyre janë administratorë, drejtorë prodhimi, inxhinierë/drejtues teknik dhe punonjës të tjerë disa prej tyre shtetas indianë, shtetas nepalez.
Ata akuzohen për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre”, njoftoi policia e Elbasanit.
Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.
Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si më poshtë:
3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.
U sekuestruan celularë dhe DVR.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












