Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Shares
Screenshot

4 policë shtypin të riun fermer në protestë para kryeministrisë

Kreu i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pas shoqërimit të një protestuesi gjatë ndërhyrjes së dhunshme policore të ndodhur ditën e djeshme.

Në reagimin e tij, Lapaj thekson se, ndërsa zyrtarë të lartë të qeverisë vijojnë normalisht detyrën pavarësisht akuzave të rënda për dëm ekonomik, qytetarët dhe të rinjtë përballen me dhunë shtetërore vetëm pse kërkojnë përgjegjësi politike.

Ai bën me dije se protestuesi i shoqëruar me forcë nga policia është një fermer nga Korça, i cili kishte ardhur në Tiranë për të protestuar pasi prodhimi i tij ishte shkatërruar nga përmbytjet e fundit, ndërsa sipas tij shteti ka dështuar t’i qëndrojë pranë.

Lapaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, duke ftuar qytetarët që të mblidhen sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.

Deklarata e plotë e Adriatik Lapajt:

“Belinda Balluku u kthye në punë edhe pse akuzohet për dhjetëra milion euro dëm, ndërsa rinia merret zvarrë pse del të kërkojë dorëheqjen e hajdutëve. Qytetari që po merret dhunshëm është fermer nga Korça që kishte ardhur se i ishte shkatërruar prodhimi nga përmbytjet e fundit. Në 17.00 të pres te Kryeministria!”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...