Marku goditi të riun me çekiç me porosi të dy ‘tik-tok’save të njohur

Shares

Është publikuar fotografia e autorit të dyshuar të dhunimit të një 26-vjeçari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Sipas policisë, personi që shfaqet në foto është 49-vjeçari Helidon Marku, i cili dyshohet se ka goditur me çekiç të riun pranë rrethrrotullimit të Freskut, më 6 dhjetor. Marku është vënë në pranga nga uniformat blu.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se dhunimi dyshohet të jetë kryer me porosi të dy personazheve të njohur në rrjetin social TikTok: 36-vjeçarit Gjokë Ndrevataj, i njohur si “Aron”, dhe 30-vjeçarit Xhemal Uka, i njohur si “Fire”.

Sipas dyshimeve, porosia për sulmin lidhet me komentet që 26-vjeçari kishte bërë gjatë transmetimeve “live” të tyre në TikTok. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të personave të përfshirë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...