Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma

Shares

Rama gjatë telefonatës që besohet se bënte me Hodaj

Shkarkimi i sotëm i Julian Hodajt nga posti i zëvendësministrit të Brendshëm, besohet se lidhet me një telefonatë të tensionuar të Ramës në rrugët e Romës, më 12 nëntor.

Zyrtarisht, arsyet e shkarkimit mund të paraqiten si lëvizje për riorganizim, arsye personale apo “rienergjizim” të Ministrisë së Brendshme. “Por sipas burimeve të brendshme, shkaku real lidhet me projektin e shumëdebatuar “Smart City”, një kontratë me vlerë 140 milionë dollarë, kostoja e së cilës është rritur dy herë gjatë procesit”, raporton syri.tv.

Hodaj kishte shfaqur hezitim për ta avancuar kontratën, duke kërkuar më shumë garanci ligjore dhe duke ngritur oponencë për procedurën, e cila konsiderohej e kontestueshme si për mënyrën e zhvillimit, ashtu edhe për koston e fryrë, ishte shtuar dyfish. Sipas të njëjtave burime, ai kishte kuptuar se nënshkrimi i një koncesioni të tillë e ekspozonte ndaj përgjegjësive të rënda, prandaj refuzonte të merrte rolin e “e atij që ha dardha pas kurrizit të Ramës”.

Telefonata e përplasjes në Romë, në të cilën Rama i drejtohej me tone të ashpra duke e akuzuar për vonesa dhe pengesa në projekt, “Për ça je bërë bashkëkryetar? Na keni kthyer një vit mbrapsht. Çfarë oponence bëni ju aty?”, duket se vulosi përfundimisht fatin e zëvendësministrit.

Smart City ka ngritur shqetësime edhe te partnerët strategjikë të Shqipërisë. Kjo sepse pas tij qëndron kompania G42, me seli në Abu Dabi, e cila dyshohet për lidhje të forta me interesat kineze, duke e bërë projektin akoma më të ndjeshëm. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...