Aksidenti i rëndë në Kosovë u merr jetën dy grave nga Shqipëria

Shares

Vendi i përplasjes

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në aksin Prizren–Suharekë, ku dy gra kanë humbur jetën pas përplasjes së një automjeti me një kamion transporti mallrash.

Sipas mediave në Kosovë, përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë drejtuesja e automjetit tip “Mercedes GLE”, me targa shqiptare, Elizabet Katija, 43 vjeçe, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

E plagosur rëndë mbeti edhe pasagjerja që udhëtonte me të, Eorda Sinollari, 32 vjeçe, e cila u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në emergjencë.

Në aksident është lënduar edhe drejtuesi i kamionit “Mercedes Atego”, Munish Grajçefci, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”. “Në aksident janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...