PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Shares

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka një drejtues të ri. Klodjan Braho, një nga prokurorët më me përvojë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të rëndë në vend, u zgjodh nga KLP me 7 vota pro dhe do të marrë zyrtarisht detyren prej 19 dhjetorit, duke sjellë në këtë rol një eksperiencë të gjerë shumëvjeçare në hetime komplekse, bashkëpunim ndërinstitucional dhe drejtim strukturash hetimore.

Braho, 43 vjeç, ka mbi 17 vite karrierë si magjistrat dhe prej vitit 2019 është pjesë e SPAK-ut si prokuror i posaçëm. Që nga prilli i vitit 2023, ai ka drejtuar Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme, një prej strukturave më të rëndësishme të institucionit.

Një karrierë e ngritur shkallë-shkallë në hetimin e korrupsionit

Rruga profesionale e Klodjan Brahos përfshin detyra kyçe në disa prej prokurorive më të rëndësishme të vendit:

Prokuror në SPAK (2019 – aktualisht)
Drejtues i Seksionit të Hetimit të Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror (2019)
Prokuror për Krime të Rënda (2016 – 2019)
Zëvendësdrejtues i Prokurorisë së Vlorës dhe drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin (2014 – 2016)
Prokuror në Berat dhe Vlorë që prej vitit 2007

Braho është diplomuar si jurist në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës me rezultate të shkëlqyera. Ai ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh të specializuara jashtë vendit, duke përfshirë programe të FBI-së në Quantico, OPDAT, ILEA Budapest, CEELI Institute në Pragë dhe Guardia di Finanza në Itali.

Përveç punës hetimore, Braho ka qenë aktiv në formimin e brezit të ri të juristëve. Ai ka shërbyer si pedagog në Shkollën e Magjistraturës (2020–2023) dhe si ekspert në programet e trajnimit vazhdues. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...