Lefter Koka në një seancë gjyqësore
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar në kuadër të aferës së inceneratorëve, është liruar sot nga burgu pas afro katër vitesh paraburgim.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për Kokën, në lidhje me procedimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Vendimi është marrë pas rishqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, e cila argumentoi se janë konsumuar afatet ligjore të qëndrimit në paraburgim.
Me këtë vendim, GJKKO urdhëroi lirimin e menjëhershëm të ish-ministrit nga ambientet e vuajtjes së dënimit, ndërsa proceset gjyqësore ndaj tij do të vijojnë në gjendje të lirë.
Lefter Koka ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2021, nën akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash në projektet e inceneratorëve. Vendimi i sotëm shënon ndryshimin e parë të masës së sigurisë që prej ndalimit të tij. a.b
VENDIMI/
1. Kërkuesi Lefter Koka ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin
e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit Lefter Koka, me vendimin nr.22, datë
23.06.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësorë në datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe e lënë në
fuqi me vendimin nr.23, datë 31.03.2022, të po kësaj gjykate”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin
nr. 798, datë 11.12.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së
sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me
vendimin Nr.22 datë 26.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masë e ekzekutuar më datë 29.03.2022,
ora 09:15, dhe masë e vijuar me vendimin Nr.23, datë 31.03.2022, të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj
Lefter H. Koka, në zbatim të nenit 263/6/c të K.Pr.Penale, përshkak se
kohëzgjatja tërësore e paraburgimit ka kaluar mbi tre vjet.
3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e
paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi
personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër
ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavajtuar.
4. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. 6. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar
ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të
Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












