Gazment Bardhi në Shtëpinë e Bardhë
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi vizitoi Shtëpinë e Bardhë në Washington ndërsa kreu disa takime me administratën e Presidentit Trump.
“Gjatë qëndrimit në SHBA kisha kënaqësinë të isha në Shtëpinë e Bardhë, me takime të shkëlqyera me administratën e Presidentit Trump: znj. Paula White-Cain; z. Rudolph E. Atallah, Zëvendës Drejtor i Lartë për Kundërterrorizmin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; z. Leo Terrell – Këshilltar i Lartë i Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm, Departamenti i Drejtësisë i SHBA; Znj. Belsis Romero, Këshilltar i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Vendosmëria e Presidentit Trump për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një ndihmë e madhe për botën, por veçanërisht edhe për Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera Bardhi në rrjete sociale. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












