100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, Rama nderon Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun

Shares

U përkujtua sot 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, në njëmbrëmje solemne në Pallatin e Kongreseve, në nderim tëvlerave tona kombëtare, dhe në vlerësim të njerëzve që frymëzojnë të tashmen dhe sendërtojnë të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

Në mbrëmjen, ku ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, si dhe personalitete të tjera të shquara të fushave të ndryshme, u shfaq fillimisht dokufilmi “Urdhri i Skënderbeut në Qindvjetshin e tij – Rilindja e një shenje dalluese të Shqipërisë Europiane” shoqëruar me parakalimin dhe vendosjen në qendër të skenës të Urdhrave shqiptarë të para një shekulli dhe të këtij shekulli,të prirë nga Gjerdani i nderit të Shqipërisë, i vitit 1925.

Më pas, u zhvillua ceremonia e dekorimit të 22 personaliteteve me të tre urdhërat kombëtarë: Urdhrin Suprem të Shqiponjës, Urdhrin e Skënderbeut dhe Urdhrin e Lisit Akademik.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama tha se krijimi i Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve ishte hapi i parë për të ndalur devijimin e mëtejshëm dhe për të hapur rrugën e ribashkimit me Europën.

“Kjo Kancelari është shtëpia e munguar e kujtesës dhe kujdesit për vlerat e larta të qytetarisë e të shtetësisë, të mishëruara ndër urdhra e medalje.

Ajo do të jetë arkivi i gjallë i kontributeve që e bëjnë Shqipërinë më të mirë, një muze i meritës së lartësuar në nderim dhe vatër frymëzuese për shoqërinë e për gjeneratat e reja.

Kancelaria do të kujdeset po ashtu për emetimin e medalioneve me vlerë, kur evokimi i ngjarjeve e i datave historike kërkon, jo vetëm përkujtime të veçanta, por edhe dëshmitarë të veçantë që kthehen në ruajtës e trashëgimtarë të kujtesës.

Dhe me këtë rast, me propozim të Kancelarisë, do i dorëzojmë sonte dy medalionet e para të 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, familjeve të dy shërbestarëve të papërtuar të kësaj reforme kuptimlotë: Artan Lames dhe Filip Rrumbullaku.

Dy burra që nuk janë më, por që me pasionin dhe dijen e tyre mbi fushën e urdhërave, medaljeve e shenjave dhe zakoneve të tjera tështetit, do të kujtohen si bartës besnikë të një amaneti shtetëror, që dukej i varrosur përgjithmonë nën këmbët e injorancës me pushtet.

Sonte, Republika u shpreh familjeve të tyre mirënjohjen e saj për të ndjerët”, tha ndër të tjera Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...