Zgjidhet drejtori i ri i BKH, në votim të pranishëm edhe ndërkombëtarët

Shares

Joni Keta

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Joni Ketën drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite ishte shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Sipas planit të punës, kandidati i propozuar për këtë post ishte Joni Keta, aktualisht zv.drejtor i BKH-së.

Pas procesit të votimit, KLP miratoi me unanimitet emërimin e tij. Joni Keta mori 11 vota pro dhe asnjë votë kundër, duke u zyrtarizuar si drejtues i ri i BKH-së për një mandat 5-vjeçar.

Keta u propozua si kandidat në fazën finale të një gare që zgjati disa muaj, ku konkurruan gjithsej shtatë kandidatë, mes tyre zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe prokurorë. Në mandatin e parë, struktura e njohur si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj.

Procesi i përzgjedhjes dhe votimit u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë. Në momentin e vendimmarrjes ishin të pranishëm përfaqësues të ICITAP-it (Programi i Ndihmës për Trajnime Hetimore Penale Ndërkombëtare) dhe të Bashkimit Europian, të cilët ndoqën nga afër procedurën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...