Mario Perlleshaj do të vuajë 16 vite heqje lirie, pas vendimit përfundimtar të dhënë nga drejtësia nëpërmjet bashkimit të dënimeve. Ai ishte dënuar fillimisht me 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit, ndërsa një vendim i dytë e kishte shpallur fajtor me 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes.
Sipas procedurave ligjore, gjykata ka kryer bashkimin juridik të dënimeve, duke caktuar dënimin përfundimtar prej 16 viteve heqje lirie, i cili do të jetë masa që Perlleshaj do të vuajë.
Vendimi konsiderohet tashmë i formës së prerë. Autoritetet penitenciare do të vijojnë zbatimin e tij sipas afateve dhe rregullave në fuqi. m.k
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të miturit në konflikt me ligjinM.P.,
Gjykata, pasi shqyrtoi rrethanat e çështjes, si dhe çmoi e vlerësoi në tërësi provat e administruara në seancë gjyqësore, duke ia nënshtruar ato rregullave të gjykimit si dhe dëgjoi në fazën e diskutimeve përfundimtare palët si vijon:
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfaqësuar nga Prokurorja e çështjes Alma Felaj, e cila përfundimisht kërkoi: “Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin M. P., për veprën penale “Vrasjes në rrethana cilësuese”, e kryer ndaj një të miturit dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja “a” dhe “dh” i Kodit Penal dhe dënimin me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. 2.Në caktimin e dënimit përfundimtar, nga ana e gjykatës të zbatohen dispozitat e nenit 51 të K.Penal dhe nenit 97 të K.D.P. [12 (dymbëdhjetë) vjet burgim] 3. Kthimin e provave materiale, të sekuestruara (celularët dhe teshat e viktimave), pronarëve të tyre, përkatësisht shtetasve A.C.(trashëgimtar i viktimës M. C.), K. B., L. M., M. S.. 4. Asgjësimin e thikës dhe provave materiale biologjike të sekuestruara nga policia gjyqësore.”
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenet 375, 379 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 1/c, 22, 47-50, 51, dhe 79 të Kodit Penal si dhe nenet 93 e vijues, të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur,
V E N D O S I
(i) një palë çorape të bardha me logo “.”, të ., (ii) tuta .ngjyrë . me logo “.”, (iii) bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të / me logo “/”, (iv) abone autobusi, (iv) monedha shqiptare . lekë,
(i) Një çantë shkolle ngjyrë e . me logon “.”, brenda të cilës ndodhen disa libra shkollor.
(i) triko e . me stemë “.”, (ii) Pulovër e . me logo “.”, (iii) tuta . ngjyrë të zezë me logo “.”,
(i) një “.”,
(i) një “.”,
(i) një “.” me ngjyrë .,
(i) një “.”,
t’i kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm.
Ndërsa, një rrobë e lagur dhe një thikë “biçak”, me mbishkrimin “.”, me ngjyrë të ., si dhe provat materiale biologjike të sekuestruara sipas procesverbaleve përkatëse, të asgjësohen.
U shpall në Tiranë, sot në datë 09.12.2025
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












