Deputeti Arjan Ndoja
Arjan Ndoja kritikon opozitën për tërheqjen nga mbështetja e kandidatëve për Avokatin e Popullit: “Veprim i pamoralshëm dhe politikisht i papranueshëm”
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka reaguar ashpër këtë të martë ndaj vendimit të disa deputetëve të opozitës për të tërhequr mbështetjen për kandidatët në garën për Avokatin e Popullit. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, ai e cilësoi këtë veprim si të pamoralshëm dhe të papranueshëm në aspektin politik.
Ndoja theksoi se, pavarësisht debatit moral, nga ana juridike tërheqja e firmave nënkupton automatikisht humbjen e mbështetjes së kandidatëve të propozuar. Sipas tij, situata e krijuar e bën të domosdoshme rihapjen e procedurës dhe shpalljen e kandidaturave të reja në përputhje me parashikimet ligjore.
Duke iu drejtuar mazhorancës, deputeti ngriti edhe çështjen e vullnetit politik për t’ia lënë opozitës drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, siç parashikohet nga praktika parlamentare.
“Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët komfor rregullave,” deklaroi Ndoja. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












