Drejtoria e policisë, Lezhë
Konfiskohen nga policia e Lezhës 3 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin.
Në zbatim të vendimit të GjKKO-së, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m².
Pasuritë, të përfituara nga veprimtari kriminale, ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












