Tryeza e PD me partitë aleate
Kreu i PD, Sali Berisha garanton aleatët gjatë një tryeze mbajtur sot në Tiranë se do përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor që e konsiderojmë më të dobishmin.
“Më konkretisht, nga viti 1991 gjer sot, Shqipëria ka pasur sisteme të ndryshme për zgjedhjen e deputetëve nga mazhoritar tek proporcional dhe pseudomazhoritar. Së fundmi rajonal.
Natyrisht nuk mund të them se PD nuk ka pasur rolin kryesor në këto përcaktime së bashku me PS që kanë qenë dy forcat politike kryesore.
Por në këtë situatë, unë dua t’u garantoj për vullnetin e plotë të PD, të përcaktojmë së bashku atë sistem që ne si forca politike opozitare e konsiderojmë më të dobishmin.
Pra, pa asnjë lloj pretendimi që ne do të qëndrojmë në përzgjedhjen tonë pa mirëkuptimin dhe ujdinë me ju.
Le të bëjmë ne këtu një përzgjedhje të përbashkët.
Ne kemi përfaqësuesit tanë në komisionin e reformës elektorale, të cilët do jenë avoketërit e propozimeve tona, të ujdisura, të rëna dakord që ne mendojmë se është sistemi më i përshtatshëm për zgjedhjet në Shqipëri.
Duke mos harruar kurrë një gjë, se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.
Të gjitha ata që mendojnë ndryshe, ose kanë mungesë të kulturës elektorale ligjore, se nuk është mëkat të mos e kesh, ose pastaj janë me dashje ose pa dashje avoketër të një farsë që realizon Edi Rama.
Ju i dëgjoni sot se si akuzojnë popullin, si akuzojnë partitë. Nuk e ka fajin Edi Rama dhe regjimi, po e ka fajin opozita që nuk i frymëzon njerëzit si në Rumani dhe në Bullgari.
Më duhet t’u them këtyre altoparlantëve të Edi Ramës, ose kriptoramistëve, se Rumania dhe Bullgaria janë vende të lira, se në Rumani dhe Bullgari nuk humbasin vendet e punës njerëzit nëse kanë bindje të ndryshme.
Se Rumania dhe Bullgaria ka pasur raste që në një vit kanë zhvilluar dy ose tre palë zgjedhje dhe kanë ndryshuar qeverinë.
Kurse ky pasardhësi i Kristaq Ramës nuk e lëshon pushtetin”, tha Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












