Ambasada amerikane në Tiranë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet dhe akuzat për abuzime me tendera ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe vendimin e GJKKO-së që urdhëroi pezullimin e saj nga detyra dhe bllokimin e pasaportës.
Në një përgjigje për Report TV, Ambasada amerikane theksoi se SHBA nuk shprehet për çështje që janë ende në hetim, por rikujtoi rëndësinë e funksionimit të pavarur të organeve të drejtësisë.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA–Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, deklaroi Ambasada. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












