EMRI/ Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri, dyshohet se u vunë përmes pastrimit të parave

Shares

Prokuroria e Vlorës sekuestroi pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe familjarëve të tij, të cilët po hetohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Lista e pasurive të sekuestruara përfshin: Truall me sipërfaqe 1600 m² në emër të P. C.; Bodrum 841.75 m² në emër të F. C.; Disa njësi shërbimi me sipërfaqe 36–324 m² në emër të F. C.; Dy apartamente në emër të shoqërisë “F” shpk; Një ndërtesë 115 m² në emër të F. C.

Prokuroria bën të ditur se hetimet vijojnë për të verifikuar burimin e pasurive dhe lidhjet e mundshme me aktivitet kriminal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...