Presidenti Bajram Begaj
Dhjetë kandidatë po konkurojnë për vendin vakant kanë në Gjykatën Kushtetuese krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja.
Emrat janë publikuar nga presidenca dhe fill më pas do marrin vlerësimin profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i cili do të kryejë edhe pikëzimin.
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas zgjedh njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. a.b
LISTA/
1.Alaudin Malaj
2. Alban Toro
3. Alma Faskaj Vokopola
4. Arta Vorpsi
5. Brunilda Bara
6. Genci Gjonçaj
7. Jordan Daci
8. Lulzim Hamitaj
9. Naureda Llagami
10. Roland Ilia
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












