Berisha reagon pas takimit të Durrësit: Salianji, axhendë personale, nuk i ka shtruar ato probleme në kryesinë e PD si anëtar i saj

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimin e Ervin Salianjit në Durrës duke theksuar se ai një axhendë personale dhe se është anëtar kryesie dhe nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme.

“Po, është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf.
Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha.
Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund.
Se çfarë ishte salla, atë e di unë.
I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se nuk ka mashtrim më të madh se të deklarosh që militanti demokrat nuk dëgjohet.

“Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh se para jush dhe të gjithë shqiptarëve, këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij.
Dhe vota është mënyra më e mirë e dëgjimit.
Pra, të zgjedhësh një axhendë personale, është një zgjedhje, të cilën unë nuk kam asnjë kundërshtim.
Ai po ndjek një axhendë personale dhe kaq.
Të vazhdojë me axhendën e tij personale”, theksoi kryetari i PD.

Berisha komentoi edhe në lidhje me pjesëmarrjen e demokratëve në Durrës duke përgëzuar demokratët e Durrësit që e braktisën takimin, si dhe shtoi se në takim kishte njerëz që kanë punuar për PS-në.

“Edhe njëherë i përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit, të cilët e braktisën, i përgëzoj.
Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet se do u dalë.
Se ata që i kanë tradhtuar militantët dhe punuan për Ani Dyrmishët dhe të tjerët, sigurisht do japin hesap para strukturave.
Ata të cilët morën udhëtime turistike gjatë fushatës… po paralajmëroj llogaridhënie.
Ata të cilët zgjodhën turizëm në mes të fushatës, ata sigurisht bashkohen se kanë qëllimet e tyre.
Edhe njëherë i përgëzoj demokratët e Durrësit dhe i garantoj se do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat, të gjithë drejtuesit.
Thashë edhe njëherë, axhenda private, disa prej tyre që i njoha, pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar.
Tani këta nuk mund të më impresionojnë mua”, tha Berisha.

Në vijim kreu i PD, Berisha tha se media do ushqim që të mbulojë skandalet e tmerrshme të qeverisë

“Tani, unë e kuptoj që doni ushqim për studio në mënyrë që të mbuloni skandalet e tmerrshme të qeverisë, por e vërteta është se zoti Salianji të vazhdojë axhendën e tij personale.
Ai është i ngarkuar, ka një zonë, ku duhet të bëjë analizën, ka marrë pjesë në analizë në atë zonë, është anëtar kryesie.
Ai ka të drejtë të shtrojë çdo gjë në kryesi dhe çdo gjë në zonën ku është caktuar.
…Ato nuk kanë rëndësi fare.
Zgjedhja është thelbi i lirisë.
Ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë zgjedhjen”, përfundoi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...