Ervin Salianji në Durrës
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji tha sot se qëllimi i takimit me demokratët në Durrës është vetëm ringritja dhe zgjimi i PD.
Salianj tha se PD duhet të kthehet te njerëzit dhe te bashkëbisedimi pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
“Është salla plot dhe ka njerëz jashtë. Cilitdo prej politikanëve dhe ata të PD të kthehen te njerëzit. Te kafetë te takimi, te bashkëbisedimi për të bërë të mundur zgjimin e PD ringritjen e PD.
Do jem në çdo takim që do më kërkojnë demokratët. Për të dëgjuar, bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendimet se si Partia Demokratike bëhet më e fortë dhe alternativë që e mund Edi Ramën dhe qeverisjen e PS-së është një takim ku janë gjitha strukturat e PD dhe lista më e votuar e Durrësit.
Qëllimi i çdo takimi është ringritja dhe zgjimi i PD. Interesi publik dhe sidomos opozitar i PD-së”, tha Salianji.
Pak orë në herët kryetari i PD, Sali Berisha tha se cdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në.
“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD.
Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në.
PD është parti me statut, me institucione, me forume.
PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues.
Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë.
Ky rregull është për çdo forcë politike në botë”, deklaroi kreu i PD Sali Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












