Berisha hedh akuzën: Mogherini dhe Rama, të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një konferencë shtypi në Tiranë se Mogherini dhe Rama janë  të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë.

“Dy Lubitë dhe Ramaduro në mes.
Pas skandalit të vjedhjes së 50 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë në tenderin e tunelit të Llogarasë nga Ramaduro dhe Lubi Balluku, plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë me kampusin e Kolegjit Evropian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini dhe Ramaduro, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
E përbashkëta e këtyre dy skandaleve të përmasave ndërkombëtare është se në të dyja del protagonist kryesor Edi Rama, njëheras kryeministri më i korruptuar i Europës.
Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar sepse është korruptive, është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit.
Po kështu për të vazhduar vjedhjen e parave, Federica Mogherini dhe Ramaduro e vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është shumë për studentët që studiojnë në Belgjikë në Kolegjin e Bryzhit.
Ndërkohë që rroga mesatare në Shqipëri është 5 herë më e ulët se rroga mesatare në Mbretërinë e Belgjikës.
Përveç këtyre, me një marrëveshje sekrete që në kundërshtim me ligjin nuk u publikua kurrë, është ndryshuar duket edhe destinacioni i Piramidës, e cila me një shumë prej 16 milionë euro, u rikonstruktua për të funksionuar si qendër e teknologjisë së lartë për të rinjtë shqiptarë, por sipas njoftimeve të medias del se i është dhënë Kolegjit Europian në Tiranë, në përdorim apo në pronësi, këtë askush nuk e di”, tha Berisha.

Në vijim kreu i PD deklaroi se dosja Rama–Mogherini duket se është shumë më e rëndë se sa dosja e Bryzhit ndërsa theksoi se qëndriki ligjor ndaj Mogherinit dhe Ballukut ishte i ndryshëm, në Bruksel drejtësia nuk u pengua.

“Megjithatë, falë ndërhyrjes së fuqishme të Prokurorisë Publike Europiane, EPPO, dhe OLAF, qëndrimi ligjor ndaj Lubi Ballukut dhe Lubi Mogherinit është i ndryshëm.
Në Bruksel, Prokuroria Publike Europiane dhe prokuroria belge arrestuan Fderica Mogherinin dhe bashkëpunëtorët e saj, mbasi atyre iu hoq imuniteti në përputhje me ligjin nga autoritetet kompetente të BE-së; drejtësia nuk u pengua.
Kurse në Shqipëri, pas kërcënimit direkt nga Ramaduro të prokurorit të dosjes Balluku, ai, në vend të arrestimit, kërkoi pezullimin nga detyra të Lubi Ballukut.
Dallimi në këto skandale thellohet edhe më shumë sepse, në një rast unik në historinë e botës, kryeministri i Shqipërisë e shndërroi Kryeministrinë në zyrën e avokatisë së Lubi Ballukut, për shkak të implikimit të tij direkt, siç faktojnë me dhjetëra e dhjetëra mesazhe në dosjen Balluku që ai i ka dërguar vetë Lubisë dhe Evis Berberit për tenderin e tunelit të Llogarasë”, tha Berisha.

Rama vetë paditi në Gjykatën Kushtetuese, në emër të qeverisë, vendimin e Gjykatës Speciale për pezullimin e Ballukut.

”Kështu pra, në rastin e Lubi Ballukut, Rama denoncon pezullimin e saj nga gjykata speciale si antikushtetues, antieuropian, dhe në mbrojtje të saj i atribuon Komisionit të Venecias opinione që nuk janë kurrë të tij.
Miq, dosja Rama–Mogherini duket se është shumë më e rëndë se sa dosja e Bryzhit”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...