Kolegji i Kushtetutës kalon kërkesën e Ramës. Vendimi merret nga mbledhja e gjyqtarëve

Shares

Gjykata Kushtetuese kaloi sot për vendimmarrje të mëtejshme kërkesën  e Kryeministrit në lidhje me pezullimin e zv/kryeministres Balluku nga GJKKO, duke mos e rrëzuar kërkesën por as duke mos e aprovuar.

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik sot zhvillimin më të fundit lidhur me kërkesën e depozituar nga Kryeministri Rama. Sipas njoftimit zyrtar, Kolegji i Gjykatës u mblodh paraditen e 2 dhjetorit 2025, ashtu siç ishte planifikuar, për të kryer shqyrtimin paraprak të çështjes.

Pas diskutimit, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e nevojshme të pranueshmërisë për ta kaluar atë në seancë plenare. Ky proces zhvillohet në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata bën me dije se vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit, sipas procedurave të parashikuara, apo ai të merret.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka mundësinë për ta rrëzuar një kërkesë që në hapin e parë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...