Rama po bën presione mafioze ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Ballukun. Nëse nuk veprojnë gjykatat, do veprojnë qytetarët, tha sot Berisha në një konferencë shtypi.
“Edi Rama mashtroi publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, për presion ndaj gjykatës duke cituar Komisionin e Venecias për opinione që ai kurrë nuk i ka dhënë. Hajde dalim sonte në media, edhe ti nxjerrë ku i ka.
Shkojmë ne debat, ku i ka vendimet e Venecias kundër pezullimit të ministrave.
Ku i ka pretendimet e tij se pezullimi është antidemokratik, është jo kushtetues, në një kohë kur Venecia thotë se, akti i pezullimit është kushtetues.
Unë uroj që gjykata të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithëanshme mafioze që po bëhen, përveç kësaj që keni dëgjuar ju, presione të jashtëzakonshme më thonë burime të ndryshme, po bëhen mbi të.
Unë nuk e di se çfarë do të vendosë ajo nesër.
Por çdo tezë e shtruar nga Edi Rama, jo nuk ka ndodhur në Europë, ja ku është zinxhiri i pafundmë i atyre që janë pezulluar.
Jo ka thënë Venecia. Asnjë fjalë Venecia. Gënjeshtër. Sepse kjo do të ishte gjëmë e madhe për vendin.
Absolutisht Edi Rama nuk do të mund ta mbrojë vjedhjen e tij. E garantoj se nuk do të mund të mbrojë vjedhjen e tij. Edi Rama po përpiqet të mbrojë vjedhjen e tij, por nëqoftëse gjykatat nuk do të veprojnë, do të veprojnë qytetarët”, tha Berisha për gazetarët. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












