Kush është Mond Mëhalla, rekordet e policisë për të dhe bizneset

Shares

Aty ku u qëllua biznesmeni

Biznesmeni Edmond Mahalla i cili u vra mbrëmjen e sotme rezulton i skeduar dhe i proceduar nga policia për veprimtari në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Po ashtu ai ndodhej në një proces gjyqësor për armëmbajtje pa leje.

Mëhalla kishte disa biznese, prej të cilëve ishte tregtia e karburantit dhe agjenci taksish.
Ai ka qenë në zyrën e tij pranë karburantit në pronësi teksa është nisur drejt makinës së vet Range Rover. Sapo është rehatuar në sedilje është qëlluar nga një makinë Audi.

Vrasësit janë larguar vetëm pasi janë bindur që Mëhalla ka vdekur ndërsa makina ka marrë drejtimin e Librazhdit.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli në akset kryesore, ndërsa dyshohet se në atentat mund të jenë përfshirë dy persona.

Hetimet po zhvillohen në disa pista, përfshirë konfliktet e mundshme dhe ngjarje të së kaluarës të lidhura me viktimën.

Nga ana tjetër, disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar se nuk kanë mundur të shohin autorët. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...