Foto ilustruese
Shpërthim me lëndë plasëse pranë banesës së nënës së Gentjan Zotos në Vlorë.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes pranë portës së jashtme të një banese në rrugën “Ali Demi”, në lagjen “Partizani” të Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:38 dhe, sipas policisë, ka shkaktuar vetëm dëme materiale në derën dhe pjesën e jashtme të objektit, pa lënduar persona.
Banesën e goditur e zotëron 63-vjeçarja Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos, i dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin ndaj Inez Hajrullës, të ndodhur më 10 maj 2019.
“Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












