Finalizohet faza e katërt e operacionit “Andromeda”, në Gjirokastër me 10 të arrestuar dhe 3 të proceduar për shpërndarje droge.
Një nga të arrestuarit
Sipas Policisë së Gjirokastrës, të arrestuarit dyshohet se shisnin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Gjirokastrës. Gjatë kontrolleve në banesa u sekuestruan 1 kilogram e 82 gram kokainë, një sasi kanabisi e ndarë në doza, një armë gjahu, një pistoletë sportive, një thikë, municion, 2 palë targa automjeti, një aparat metal-kërkues, 3970 paketa cigare pa pullë fiskale, 4850 euro dhe 17 celularë.
Në pranga ranë M. Ll., 18 vjeç; K. R., 23 vjeç; M. R., 20 vjeç; D. A., 30 vjeç; A. P., 52 vjeç; A. M., 21 vjeç; A. C., 35 vjeç; si dhe M. N., 30 vjeç, i arrestuar në 26 nëntor. Po ashtu, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për D. R., 55 vjeç, dhe Xh. G., 22 vjeç.
Hetimet kanë zbuluar se grupi shpërndante kokainë dhe kanabis në qytet, ndërsa disa prej të arrestuarve mbanin armë pa leje ose posedonin mallra kontrabandë. Ndërkohë, në gjendje të lirë u proceduan K. M., 44 vjeç, pasi iu gjet një sasi e vogël kokaine; E. Sh., 50 vjeç, për moskallëzim krimi; dhe A. B., 58 vjeç, pasi iu gjet municion gjuetie.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












