Berisha: “Në kushte autoritarizmi, largimi nga drejtimi bëhet vetëm me votën e demokratëve”

Shares

“Në kushte autoritarizmi, largimi nga drejtimi bëhet vetëm me votën e demokratëve”, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi në rrjete sociale pasi u pyet në lidhje me largimin e tij nga drejtimi i PD.

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se standardi i dorëheqjes pas humbjes së zgjedhjeve vlen vetëm në kushte të një pluralizmi funksional dhe jo në realitetin aktual të farsës elektorale.

Berisha u shpreh se, në situatat ku narkoshteti deformon garën dhe procesi zgjedhor nuk garanton rregulla të barabarta, dorëheqja e drejtuesve të opozitës do t’i shërbente vetëm diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin.

“PD është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës. Në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë.

Por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshetit, në kushtet kur zgjedhje janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do ti shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin.
Një akt i tillë nuk mund të ndodhë, përveç se me votën e demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

Ai theksoi se çdo ndryshim në lidershipin e PD mund të ndodhë vetëm përmes votës së anëtarësisë.

“Qëndrimi në opozitë është një mision dhe largimi nga misioni bëhet vetëm nëpërmjet votës”, theksoi kreu i PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...