Mbledhje informale e protoganistëve të primareve në PD, edhe Salianji dhe Alimehmeti

Shares

Një tryezë jo e zakonshme, e zhvilluar për rreth tre orë në një hotel privat në Tiranë, ka mbledhur sot disa prej figurave më të votuara të Partisë Demokratike, si nga listat e hapura ashtu edhe nga procesi i primareve. Diskutimet u fokusuan tek e ardhmja politike e PD-së dhe drejtimi që duhet të marrë forca blu.

Në takim ishin të pranishëm deputeti Ervin Salianji dhe një sërë kandidatësh që në zgjedhjet e 11 majit rezultuan ndër më të mbështeturit në qarqet e tyre: Ilir Alimehmeti (Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (Durrës), Gent Cela (Fier), Qani Xhafa (Elbasan), Ted Kopliku (Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Dibër), Alma Kore (Gjirokastër), Parid Mahmutaj (Berat), Nada Daullja (Vlorë), si dhe disa kandidatë të tjerë me rezultate të larta.

Sipas burimeve nga pjesëmarrësit, qëllimi i mbledhjes nuk ishte krijimi i një grupimi formal brenda PD-së, por shkëmbimi i përvojave nga figura që kanë “testuar” drejtpërdrejt besimin e zgjedhësve.

Diskutimet u përqendruan tek domosdoshmëria për t’i rikthyer Partisë Demokratike “ADN-në fituese” përmes hapjes, meritokracisë dhe përfshirjes më të madhe të kandidatësh me mbështetje reale në terren. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...