EMRI/ Arrestohet me grupin italo shqiptar të drogës, oficeri i Operacionales

Shares

Momenti i arrestimit të Haxhiaj

Arrestohet oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me prokurorinë italiane.

Aktualisht Igli Haxhiaj nuk është pjese e Antiterrorit pasi prej 3 muajsh eshte shkeputur per te vazhduar studimet per graden NenKomisar. Procedimi penal lidhet me ish postin e tij ne operacionalen per akuzen e nxjerrjes se sekretetit hetimore.

24 masa u lëshuan nga autoritetet italiane, nëntë prej të cilave ishin ‘arrest në burg’ gjatë një operacioni të gjerë të kombinuar mes SPAK dhe prokurorisë italiane.

Nga operacioni u sekuestruan mbi 3 milionë euro në asete. Gjatë operacioneve, u arrestuan 10 persona që i përkisnin bandës kriminale dhe u sekuestruan mbi 550,000 euro në para të gatshme, 10 makina, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg drogë, përfshirë kokainë dhe heroinë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...