Para që u gjetën në shtëoinë e marrë me qera
Vihen në pranga dy shtetase kineze që ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira në një lagje të Shkodrës.
Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 5 celularë, ndërsa policia gjeti se femrat paguhedhin edhe me kartëmonedha kineze.
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house 2”.
Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, ku ushtrohej prostitucion.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 shtetas të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:
shtetaset kineze Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit; E. K., 37 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi policia e Shkodrës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












