ARGUMENTAT/ Pse neni 103 i Kushtetutës nuk mbron imunitetin e ministres Balluku

Shares

Nga Sali Berisha

Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik hyn në masat e sigurimit personal, parashikuar nga neni 227 dhe 240 i Kodit të Procedurës Penale.
Kjo masë mund të zbatohet nga gjykata kur procedohet për vepra penale për të cilat ligji parashikon një dënim me burgim më të lartë se një vit sipas nenit 241.
Gjykata vendos caktimin e një mase të tillë kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit si dhe kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të pandehurit, e keni parasysh ju, dy hajdutë të papërmbajtur për sa i përket personalitetit të të pandehurit, ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
Neni 248, fraksioni 3.
Neni 242, pika 1.
Ky nen parashikon se me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon pjesërisht ose plotësisht për një afat të kufizuar të pandehurit veprimtarinë që lidhet me funksionet e tij.
Por ky nen përcakton që kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, që do të thotë se nuk zbatohet për funksionin e deputetit dhe të të zgjedhurve vendorë.
Funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ. Populli, sovran nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Konkretisht, dekret të presidentit të Republikës.
Për rrjedhojë, gjykata mund të disponojë për pezullimin e përkohshëm të tyre.
Në rastin konkret, Lubi Balluku mund të pezullohet nga detyra e zëvendëskryeministres por jo nga ajo e deputetes.

Neni 103 i Kushtetutës, paragrafi i tretë thotë se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetëve dhe kjo është interpretuar nga disa lakej të qeverisë dhe nga vetë Edi Rama dhe Lubi Balluku si imunitet për pezullimin.

Është absolutisht pa bazë dhe e gënjeshtërt.
Termi imunitet përdoret disa herë në Kushtetutë në kontekstin e mbrojtjes që gëzojnë institucionet të ndryshme kushtetuese si Avokati i Popullit, gjykatësi, etj, ndonëse Kushtetuta nuk ka një përkufizim unik për çdo rast.
Me rastin e deputetit, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend. Pra, ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut. Të deputetit.
Pra, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend, votat e dhëna, ushtrimin e funksionit në kolegjialitet parlamentar, pra të gjitha këto i mbron imuniteti parlamentar.
Kjo mbrojtje përkthehet në mënyrë specifike nga Kushtetuta si garanci ndaj heqjes së lirisë të çfarëdo forme, kontrolli të banesës pa autorizim të parlamentit.
Për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, imuniteti kufizohet tek mbrojtja për mendimet e shprehura dhe vendimet e dhëna, me kusht që këto të mos jepen për një interes vetjak ose në keqbesim.
Po kështu për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, neni 137, kryetarin e KLSH, neni 65, Avokatin e Popullit, neni 61/3, në të gjitha këto raste, mbrojtja që jep Kushtetuta është specifike.
Pra ajo i përcakton fushat ku shtrihet mbrojtja.
Në rastin e deputetit, mbrojtja përfshin dy kategori. Heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme pa autorizim të Kuvendit. Kontrollin e banesës pa autorizim të Kuvendit.
Kurse funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut.
Nuk përfshihet kërrkund veçse në mendjen e sëmurë të hajdutëve Rama-Balluku.
Mbrojtja quhet e plotë nëse respektohen këto dy kategori. Pra liria në çfarëdo dhe kontrolli i banesës.
Por ushtrimi i një detyre ekzekutive nuk është pjesë e funksionit normal të deputetit si një i zgjedhur me ligj elektoral, dhe për pasojë, mbrojtja nga pezullimi në detyrë nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...