Sot SPAK përcakton kreun e ri të BKH

Shares

Foto ilustruese

Ka përfunduar procesi i vettingut dhe kontrollit të pastërtisë së figurës për kandidatët që garojnë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Rezultatet i janë dorëzuar komisionit vlerësues të përbërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Në garë për postin e Drejtorit të BKH-së janë shtatë kandidatë:

Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Komisioni për përzgjedhjen e drejtuesit të BKH-së do të shqyrtojë tashmë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit dhe më pas do të hartojë renditjen finale të kandidatëve.

Në përfundim të procesit, treshja e prokurorëve do t’i propozojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) një emër të vetëm për miratim. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...