Një i nitur 15 vjeçar u qëlua mbrëmë me thikë në nga një moshatar i tij ndërkohë që spitali i Durrësit arriti tia shpëtojë jetën pavarësisht se plahët i kishin prekur zemrën dhe mushkërinë.
Sipas njoftimit zyrtar të spitalit 15-vjeçari u paraqit në urgjencë në gjendje jashtëzakonisht kritike, me dy çarje në zemër dhe një dëmtim në stomak.
Mjekët e futën menjëherë pacientin në sallën e operacionit, ku ekipi kirurgjikal kreu një ndërhyrje tejet të vështirë për të menaxhuar dëmtimet e rënda dhe për të stabilizuar gjendjen e tij. Spitali e ka cilësuar ndërhyrjen një rast suksesi, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të stafit.
Sipas mjekëve, zemra e pacientit kishte dy çarje rreth 2 cm të shoqëruara me tamponadë kardiake, ndërsa në zonën e stomakut u konstatua një tjetër çarje 3 cm. Pas ndërhyrjes së specializuar, adoleshentit iu rikthye stabiliteti hemodinamik.
Spitali ka shprehur mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, të cilët sipas njoftimit “e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative”.
I mituri ndodhet aktualisht në repartin e Reanimacionit në gjendje të stabilizuar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












